Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka deklaruar se pezullimi i marrëveshjes me SHBA-të në lidhje me Sirinë ka ardhur si shkak i paqartësisë në qëndrimin e Washingtonit zyrtar, raporton AA.
Duke folur në konferencën e përbashkët për media pas takimit me homologun e tij nga Kamboxhia, Lavrov u shpreh se në qëndrimin dhe deklaratat e SHBA-ve në lidhje me Sirinë ka paqartësi, duke shtuar se shpresojnë për tejkalimin e kësaj gjendjeje e cila në mënyrë të drejtpërdrejtë ka ndikuar në zbatimin e marrëveshjes dypalëshe në lidhje me Sirinë.