SHBA pezullon kontaktet bilaterale me Rusinë për Sirinë

Qeveria amerikane njoftoi se në kuadër të marrëveshjes për ndalimin e konflikteve në Siri ka marrë vendim për ndalimin e kontakteve bilaterale me Rusinë, raporton AA.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Kirby, ka bërë një deklaratë me shkrim në lidhje me situatën e fundit në kuadër të marrëveshjes për ndalimin e konflikteve në Siri.

“SHBA-ja ndalon pjesëmarrjen e saj në kontaktet bilaterale me Rusinë për vazhdimin e marrëveshjes së ndalimit të konflikteve”, u shpre Kirby.

Artikulli paraprakSHBA suspendon bisedimet me Rusinë për Sirinë
Artikulli vijuesLavrov: Pezullimi i marrëveshjes për Sirinë, nga paqartësitë e qëndrimit të SHBA-ve