LDK dhe PDK kapen keq në Komision për “Kosova e Re”

Debat i ashpër është zhvilluar ndërmjet anëtarëve të Komisionit për zhvillim ekonomik, tregti, industri dhe infrastrukturë, lidhur me projektin e Termocentralit “Kosova e Re”, ku ka raportuar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, për ecurinë e realizimit të kë tij projekti.

Megjithëse në përgjithësi të gjithë të pranishmit u pajtuan me marrëveshjen e arritur në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe kompanisë “Contour Global” për ndërtimin e termocentralit, kurse kryetari i komisionit, Muhamet Mustafa, u shpreh i kënaqur me përfshirjen e Bankës Botërore në këtë projekt.

“Tash e kemi Bankën Botërore këtu që kemi garanci për aspektet mjedisore, kemi garanci për rregullsinë e aspekteve financiare edhe të tenderëve që kanë me u ndërtua. Natyrisht do të jetë edhe qeveria, kështu që edhe investitori i angazhuar do të jetë i monitoruar në realizimin e projekteve”, theksoi Mustafa.
Mirëpo, së pari ishte anëtari i LDK-së, Fatmir Rexhepi i cili kritikoi uljen e kapaciteteve, i cili tha se me interes për vendin ka qenë ndërtimi i 1100 megavatë orë energji.

“Se ne nuk e kemi zënë hapin dhe e kemi humb hapin është tjetër muhabet. Tash mund të gjejmë edhe relacione tjera të themi jo ambienti, ose energjia alternative, e që ato janë muhabete tjera. Por, askush në këtë vend nuk ka dhënë përgjegjësi për ato para publike që janë investuar në KEK, për ato keqpërdorime të donacioneve që janë bërë aty, edhe me i mbyll sytë para një situate alarmante që ka ndodhë edhe me shumë gjasa me një korrupsion që ka dominuar aty”, theksoi Rexhepi.
Kurse ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, reagoi duke thënë se për çfarëdo lloj keqpërdorimi të parasë publike, deputetët e kanë obligim ligjor që këto gjëra t’i procedojnë në prokurori.

“Ne nuk jemi korrekt me qytetarin e as me veten, nëse dimë diçka sepse do të bëhemi bashkë-pjesëmarrës të atij aktiviteti nëse kemi informacione, dhe kemi argumente e nuk e tregojmë. Pra po them publikisht, që nëse çdo kush nga ne, ka argumente, e kemi obligim ligjor dhe mund të ndiqemi penalisht nëse nuk tregojmë”, tha Beqaj.
Sa i përket “Kosovës së Re” edhe Beqaj, theksoi de defektin që mund ta sheh për momentin në projekt është kalimi nga dy blloqe me nga 300 megavatë në një bllok me 500 megavatë.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, duke folur për ecurinë e projektit, tha se dy tema kryesore që i kanë diskutuar me kompaninë në projekt kanë qenë norma e madhësisë së prodhimit dhe norma e brendshme e kthimit në intervalin prej 23-27%.

“Gjithmonë kemi shprehur qëndrim që duhet të kemi furnizim me energji elektrike dhe që çmimet të jenë të përballueshme pë r qytetarë t. Kompania ka marrë në mënyrë serioze qëndrimin tonë dhe ka filluar të bëjë disa ndryshime e sidomos përballueshmërinë e çmimit”, tha Stavileci.
Ai ka shpjeguar se fillimisht kapacitetet prodhuese kanë qenë të parapara prej 600 megavatësh, por në konsultime me Bankën Botërore, ka dalë që diçka e tillë është e pamundur, sepse do të ketë një pa-përballueshmëri të çmimeve.

Stavileci shtoi se ka pasur edhe alternativa tjera me kapacitete më të ulë ta, por kanë vendosur për një zgjidhje të mesme, e cila sipas tij, ka qenë më e mira nëse merret për bazë faktori i sigurisë, i aspektit social dhe ai mjedisor.

“Me kapacitetin prej 600 megavatësh ne rrezikonim që të hynim në një marrë veshje, ku në masë të konsiderueshme afektohej buxheti shtetit, sepse duhej kontribuar me rreth 200 milionë euro dhe në faza të tjera. Ajo që ishte më e papranueshmja edhe për Bankën Botërore impkati në tarifa dhe në çmime të energjisë elektrike”, theksoi Stavileci.
Kryetari i Komisionit, Mustafa theksoi se pas një periudhe dhjetëvjeçare të projektit “Kosova e Re” si duket tanimë janë afër rrumbullakimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm për vendin.

Edhe ai theksoi se brengë ka qenë çmimi i energjisë elektrike, e që sipas tij, duke u bazuar në të dhënat e KEDS-it, tani 1 kilovat orë energji elektrike kushton 65 euro, ndërsa pas finalizimit të projektit dhe fillimit të startimit të tij, kilovati do të rritet deri në 90 euro.

Mirëpo, ai theksoi se e rëndësishme është që do të ketë 1 miliard euro investime, e që Kosova se ka pasur më parë kë të investim. Duke folur për Termocentralin “Kosova A”, ai tha se çdo investim që bëhet në të është investim jorentabil i parasë publike.

“Retivalizimi i blloqeve të ‘Kosovë s A’ duhet të shkojë më shpejt që ta përfundojmë këtë proces. Mbajtja gjallë në mënyrë artificiale e ‘Kosovës A’ është zgjidhja më jorentabile”, tha ai.
Banka Botërore (BB) dhe Qeveria e Kosovës, do të jenë garantuese të aspekteve financiare e mjedisore të projektit për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Fillimi i ndërtimit të këtij termocentrali do të fillojë në fund të vitit 2016 apo në fillim të 2017-ës dhe do të përfundojë ndërmjet viteve 2020-2022.

Artikulli paraprakIsh-ministrat Haraçija dhe Beqiri dënohen me nga 10 muaj burg
Artikulli vijuesNxënësit e “Sami Frashërit” përjashtohen për shkak të mjekrës