Mbrëmë me mbështetjen dhe organizimin e Ministrisë së Kulturës, Institutit Junus Emre si dhe nikoqirit, IN “Opera dhe Baleti Maqedonas”, në sallën e madhe të këtij institucioni u ekzekutua oratoriumi i parë në gjuhën shqipe në Maqedoni i titulluar “Dashuria ndaj profetit” (“Ashk Nebij”). Oratoriumi u luajt nën drejtim të dirigjentit turk Hakan Shensoj, të kompozuar nga Fatos Lumani dhe me tekst të Artan Arsllanit.
I gjithë oratoriumi, gjatë të cilit u ofrua një shfaqje e jashtëzakonshme muzikore skenike, u interpretua nga kori dhe orkestra e Operës dhe Baletit Maqedonas. Në këtë eveniment kushtuar profetit Muhammed a.s., si solist u prezantua Blerim Grubi në violë dhe Abaz Jahja në nej bashkë me grupin e muzikës mistike. Gjate rrëfimit të oratoriumit, orkestra u shoqërua edhe nga aktoret Adem Karaga dhe Selpi Kerim, të cilët recituan vargje nga vepra me titull “Shiu” të poetit të njohur, Nurullah Genc.
Përveç dashamirëve të artit, prezent ishin edhe disa ministra, kryetarë komunash, ambasadorë, udhëheqës të institucioneve të ndryshme etj.
You Might also Like
Konfiskohen 50 kilogramë marihuanë dhe arrestohen dy persona të dyshuar
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 31 tetor 2016,…
By
1 Min Read
Fotografia e shtëpisë së djegur palestineze, merr vendin e parë në Izrael!
Fitues i garës në në fotogazateri në Izrael është shpallur këtë enjte. Vendin e parë…
By
1 Min Read
“Ne hamë mish derri dhe pimë alkool” – thotë ministrja
Ministrja e integrimeve të Norvegjisë ka qenë fokus i talljes këto ditë, sa që ajo…
By
1 Min Read
Trafikimi i emigrantëve vazhdon, 600 euro nga Gjevgjelia deri në Vaksincë
Forcat e mëdha policore janë larguar nga Komuna e Likovës, por ekipe të njësisë speciale…
By
1 Min Read
Emigrantët, Han mbron shtetet e Ballkanit perëndimor
Johannes Hah, komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, u ka bërë…
By
1 Min Read
Sot pritet riformatimi i Qeverisë së Maqedonisë
Sot është dita finale për plotësimin e kabinetit qeveritar, respektivisht përzgjedhjen e ministrit të ri…
By
1 Min Read
