Në fshatrat e Vlorës asgjësohen mbi 6200 rrënjë hashashi

Policia e Vlorës vijon me operacionin kundër kultivimit të bimëve narkotike duke asgjësuar mbi 6200 rrënjë në disa aksione të ndërmarra në fshatrat Treblovë, Penkovë dhe Dushkarak.

Në Treblovë, policia ka zbuluar dhe asgjësuar me anë të djegies 15 parcela me 2840 bimë rrënjë bime narkotike të mbjella në vendin e quajtur “Koda e Xhelilajve”. Bima varionte nga 30 deri në 180 centimetra e lartë.

Në Penkovë, janë asgjësuar po përmes djegies 9 parcela me 1826 rrënjë në total. Bimët u zbuluan në vendin e quajtur “Përroi i Koçollarit, ndërkohë që në fshatin Dushkarak, në vendin e quajtur Zatop u asgjësuan 1596 bimë të mbjella në 24 parcela të ndryshime.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të kultivuesve të bimëve narkotike dhe shprehet e vendosur të të vijuar operacionin edhe në ditët në vazhdim.

Artikulli paraprakLenovo rifreskon linjën e tabletëve
Artikulli vijuesFjalët e fundit të nënës së Ajlanit: Kam shumë frikë nga uji, nëse ndodh diçka…