Letra e Imam Shaffiut dërguar Imam Ahmedit
Imam Ahmedi (All-llahu e mëshiroftë!) ka thënë:
“Shaffiu më ka dërguar një letër në të cilën shkruante: “Unë e kam parë Profetin (sal All-llahu alejhi ue selem!) në ëndërr dhe më tha: ”Shkruaji Ahmedit, dërgoja atij një selam prej meje! I thua atij se do të sprovohet dhe do të thirret që të pohojë se Kurani është i krijuar. Ai nuk duhet ta bëjë këtë dhe kështu All-llahu do ta ngritë atë (Imam Ahmedin) deri në Ditën e ringjalljes.”
(Menakibu Ahmed, fq. 609)