Lëvizja Besa përmes një konference për shtyp deklaroi edhe njëherë qëndrimin e saj të mëhershëm se dyert e kësaj lëvizje opozitare janë të hapura për secilin, transmeton zhurnal.mk
“Lëvizja BESA, sot është këtu që ta hapë një derë të re të bashkëpunimit opozitar.
Këshilli Qendror i Lëvizjes BESA në mbledhjen e fundit, ka dalë me vendimin që të dilet me ofertën për një platformë opozitare, që parashikon ndërtimin e një fronti të përbashkët opozitar me të gjitha forcat progresive në vend, që kjo strukturë e BDI-së, përfundimisht të largohet nga skena politike shqiptare në Maqedoni.
Ideja është që me iniciativë, e theksojmë vetëm me iniciativë, pra pa kurrfarë patronazhi të Lëvizjes BESA, të iniciohet themelimi i një këshilli mbipartiak, në të cilin BESA do të jetë një ndër subjektet bartëse, ndërsa në të do të bëjnë pjesë më shumë subjekte politike opozitare, por edhe më shumë OJQ, si edhe intelektualë të pavarur, analistë e opinionbërës, por edhe afaristë, artistë, sportistë etj., pra të gjithë që duan ta shpëtojnë kombin nga kjo strukturë degraduese në Maqedoni.”. thuhet ndërmjet tjerash në kumtesën e Lëvizjes BESA