Lëvizja BESA shpreh dhimbjen e thellë dhe ngushëllimet për familjarët e personave që humbën jetën në sulmin terrorist në Bruksel. Sulmet e fundit të njëpasnjëshme në metropole të ndryshme botërore ku viktimizohen njerëz të pafajshëm paraqesin një shqetësim për të gjithë botën e qytetëruar, e cila duhet të jetë e bashkuar dhe të flasë me një zë në luftën kundër terrorizmit.
Sot, lutjet tona janë me familjarët e viktimave të këtij sulmi makabër. Sot të gjithë ne duhet të jemi bashkë dhe të qëndrojmë të fortë përballë kësaj të keqeje dhe ta luftojmë atë me çdo mjet, deri në çrrënjosjen e tërësishme të saj.