Bocek: Gjendja e refugjatëve në Tabanoc dhe Gjevgjeli është e mjerueshme, jashtë çdo standardi

Asnjë vend nuk është i aftë që vet të gjeje zgjidhje dhe të menaxhoje me problemin. Është i nevojshëm një bashkëpunim evropian dhe gjetje e një zgjidhje evropiane, theksoi Tomash Bocek, përfaqësuesi special për refugjatët, i emëruar nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland në fillimin e vitit.

Njëri prej misioneve të para të Bocek ishte vizita e vendeve kritike ku gjenden refugjatët në Maqedoni dhe Greqi.

“Tani kam një fotografi globale për situatën nga vendngjarja. Ajo nuk është shumë e mirë. Ne e kemi ndjekur rrugën e ishujve grek, i pamë qendrat e regjistrimit, i pamë kampet në Athinë, në afërsi të Selanikut, ishim edhe në Idomeni ku situata me të vërtet është katastrofale dhe e papranueshme, dhe në fund i pamë kampet në Gjevgjeli dhe Tabanoc dhe para së gjithash vendi ku menjëherë në kufirin me Serbinë, ku kishte rreth 350 persona në kushte shumë të papranueshme për Evropën e tanishme”, deklaroi Bocek.

Më së shumti e ka prekur gjendja e fëmijëve refugjat, ndërsa prindërit vazhdimisht kanë pyetur se kur fëmijët e tyre do të mund të shkojnë në shkollë.

“U takuam me ministrin e punëve të brendshme me të cilin kemi pasur një bisedë të hapur. Është evidente se asnjë vend nuk është i aftë që vet të gjej zgjidhje dhe të përballet me problemin. Është i nevojshëm një bashkëpunim evropian për gjetjen e një zgjidhje evropiane. Kjo është porosia dhe pika kryesore e dialogut tonë”, shtoi Bocek.

Ai potencoi se duhet që të respektohen obligimet e ndërmarra nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës, me anëtarësimin e tyre në organizatë dhe respektimin e Konventës së të drejtave njerëzore.

Artikulli paraprakKinë, rreth 500 nxënës të sëmurë në afërsi të kompleksit të ish-fabrikave kimike
Artikulli vijuesKE: Maqedonia tu jep azil refugjatëve të ngecur në vend