Lëvizja BESA: “Mirë se vjen o Baca Isë, po t’keqpërdorin hajnat e BDI-së!”

Të rinjtë e Lëvizjes BESA gjatë mbrëmjes nëpër Saraj kanë shkruar grafite me mbishkrimin “Mirë se vjen o Baca Isë, po t’keqpërdorin hajnat e BDI-së.” Në njoftimin e partisë theksohet se kjo është bërë me qëllimin e vetëm për ta ruajtur figurën historike shqiptare, Isa Boletinin nga keqpërdorimet e ulëta politike, kur dihej se kjo statujë vendin e ka vetëm në sheshin e Shkupit, aty ku do krenoheshim të gjithë ne.

“Isa Boletini padyshim që është dhe do ngelet një nga figurat qendrore të historisë shqiptare dhe, si të tillë, ne si Rini e Lëvizjes BESA me krenari mbajmë gjallë idetë dhe vizionet e tij. Duke u bazuar në frymëzimin e të madhit Isë, i njohur për thënien: ‘Unë jam mirë kur asht Shqypnia mirë!’, ne nuk kemi se si mos të reagojmë kur e shohim që kjo thënie e tij le që nuk merret parasysh, mirëpo keqpërdoret për qëllime të ulëta politik”, theksohet në njoftimin e Lëvizjes BESA.

Më tej, theksohet se rinia e Lëvizjes BESA konsideron dhe njëkohësisht ndjehet e fyer me përçmimin që ia bën BDI-ja figurës së ndritur të Boletinëve, duke e vendosur në periferi – në fshatin Saraj, kur vendi i tij do të duhej pa dyshim të ishte mu në qendrën e Shkupit.

“A është Saraji mirë?!”. Në këtë situatë kur kemi mungesë të kushteve elementare, si: mungesë të ndriçimit rrugor, mungesë të rrugëve të asfaltuara, mungesë të urave e mungesë të shkollave dinjitoze…, me keqardhje duhet të konstatojmë se Isa Boletini nuk do të ndjehej aspak mirë të vendosej në një mjedis, ku kushtet e jetesës i ka si të shekullit XII. Kur jemi këtu, meqë BDI-ja po i vendos figurat emblematike shqiptare nëpër fshatra, i sugjerojmë kreut të saj, Ali Ahmetit, që një bust të ish diktatorit Enver Hoxha ta vendosin në Zajaz”, thuhet në njoftim. /Shenja/

https://www.youtube.com/watch?v=X1z-X96kwxY

Artikulli paraprakLabënishti: Politikanët e kriminalizuar fajtor për katandisjen e kombit
Artikulli vijues(VIDEO) Prokurorja Janeva ende nuk e ka marrë rastin “Monstra”