Lëvizja Çetnike serbe tentoi ta kthejë kryqin në Lluçan të Bujanocit! (Foto)

Gjashtë pjesëtarë të së ashtuquajturës Lëvizja Çetnike – nga qyteti i Valevës, Beogradit, Nishit dhe Krushevcit – pesë meshkuj dhe një femër të cilët komandohen nga Bratislav Zhivkoviqi, kanë planifikuar që te vendi i përmendores që u largua nga fshati Lluçan për policët e vrarë gjatë konfliktit të 2001, ta vendosin përsëri një kryq të madh.

Nga qyteti i Vranjës, rreth ora 12, këta gjashtë çetnikë ishin nisur në këmbë duke mbajtur një kryq me dimensione të ngjashme me atë që u largua, drejt autostradës. Ata synonin të kalonin në këmbë rreth 20 kilometra, deri në fshatin Lluçan, dhe atje të vendosin kryqin të cilin e largoi Xhandarmëria.

“Pa leje të qytetarëve, Qeveria e hoqi nga vendi i duhur. Ne vetëm duam që ky kryq, kopje e atij të mëhershmit, ta vendosim aty ku e ka vendin”, ka thënv Zhivkoviq, transmeton presheva.com.

Në dalje të qytetit të Vranjës, Policia i ka ndaluar duke mos i lejuar që të vazhdojnë në aksionin e tyre.

Në Polici thonë se askush nuk është arrestuar pasi nuk ka “arsye për një gjë të tillë”.

 

Artikulli paraprakRriten pagesat për 30 mijë familje me asistencë sociale
Artikulli vijuesKëta janë pesë kriminelët më të kërkuar të botës që janë ende në liri (Foto)