Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci dhe Liburn Aliu, kanë mbajtur të hënën një konferencë për media, ku kërkuan zbatimin e kërkesave të miratuara nga Kuvendi më 9 shkurt, lidhur me rastin e katër aktivistëve të dënuar për sulm ndaj Kuvendit të Kosovës.
Nagavci tha se ajo që ndodhur me aktivistët Adea Batusha, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti është një inskenim i paprecedent.
Deputetja e Vetëvendosjes tha se në këtë proces ajo që ra në sy ishte përfshirja e drejtpërdrejtë e zyrtarëve të lartë policor të cilët sipas saj, në konferencë për media u nxituan të shpallin dënimin për aktivistët para gjykatës, duke shkaktuar dyshim të bazuar për përfshire të drejtpërdrejtë të qarqeve të larta të policisë në prokurori e gjyqësor në trajtimin e rastit.
Nagavci tha se as prokuroria dhe as gjykata nuk kanë rritur të mbledhin prova materiale si dëshmi kundër aktivistëve.
Ajo kërkoi që për rastin e sulmit ndaj të Kuvendit të Kosovës të mundësohet një hetim i pavarur nga ndonjë vend perëndimor. /Telegrafi/