Liban, pranga aleatit të Assad

Autoritetet libaneze arrestuan ish-ministrin e kabinetit, Mishel Samah, një aleat i presidentit sirian, Bashar Al Asad. Kryeministri libanez, Naxhib Mikati shpjegoi se arrestimi lidhet me cështje të sigurisë.

Bashkë me Samahe-n u arrestuan, shoferi i tij, dy truprojat dhe një sekretare.

Samah ka mbajtur postin e ministrit në tre qeveri libaneze gjatë viteve 1992-2004 gjatë periudhës kur Siria dominonte politikën apo cështjet e sigurisë në vendin fqinj.

Në vitin 2007, Shtëpia e Bardhë e përfshiu atë në listën e sirianëve dhe personave të tjerë të dyshuar, të cilët punonin, sipas Uashingtonit, për të minuar stabilitetin e Libanit.

Në këtë listë bënte pjesë edhe Asef Shaukat, kunati i presidentit Bashar Al Asad, i cili u vra gjatë sulmit me bombë në Damask, muajin e kaluar./tch/kohaislame

Artikulli paraprakHetimi për vdekjen e spiunit rus
Artikulli vijuesHague: Po bëhemi gati për jetën pas Asadit