Autoritetet libiane të martën miratuan legjislacionin që rregullon formimin e organizatave politike me c’rast përjashtohen partitë fetare, ato me platforma rajonale dhe fisnore si dhe ndalohet financimi nga jashtë i partive politike.
“Partitë politike dhe shoqatat nuk duhet të ndërtohen mbi bazën e përkatësisë rajonale, fisnore dhe fetare,” tha një anëtar i Këshillit Kombëtar Tranzitor në pushtet për AFP.
“Ata nuk mund të jenë as një zgjatje e një partie politike e themeluar jashtë vendit ose nuk mund të përfitojnë fonde të jashtme nga vende të huaja”, tha Mustafa Landi, një anëtar i komisionit juridik.
Partitë politike duhet të kenë një minimum prej 250 anëtarëve themelues, ndërsa shoqatat kanë nevojë vetëm 100 për 100 anëtar themelues, sipas legjislacionit që u miratua të martën vonë.
Komisioni zgjedhor i Libisë paralajmëroi në prill se legjislacioni mbi formimin e partive politike duhet të miratohet së shpejti në qoftë se zgjedhjet e qershorit të shkojnë përpara siç është planifikuar.
Por edhe pa ligjin, dhjetëra parti janë themeluar në muajt e fundit me qëllim të kontestimit të zgjedhjeve për asamble, e cila duhet të formohet me 19 qershor.
Një asamble e plotë përbëhet prej 120 vendeve të Kuvendit janë të rezervuara për kandidatë të pavarur, dhe 80 vende tjera të mbetura ndahen nga partitë politike.
Organizatat politike të çdo lloji u ndaluan për dekada nën sundimin hekurt të Muamer Kadafit, i cili u rrëzua dhe u vra në kryengritjen popullore të vitit të kaluar.
You Might also Like
Dhuna nuk është zgjidhje
Në kufirin me Rripin e Gazës ka përsëri sulme mes Izraelit dhe palestinezëve. Ato të…
By
5 Min Read
Unioni i Dijetarëve Muslimanë: Kundërshtoni ndërhyrjen e Rusisë në Siri
Unioni Botërorë i Dijetarëve Muslimanë i ka bërë thirrje botës Islame dhe vendeve arabe që…
By
4 Min Read
Milioneri nga India, pastrues i Qabes
Një ngjarje interesante ka ndodhur në Meke. Çudi mbi çudi! Një banues i Mekes pasiqë…
By
1 Min Read
Forcat franceze vrasin 28 fëmijë në Irak
Një burim ushtarak irakian nga rajoni Nineve, ka bërë të ditur se nga sulmet ajrore…
By
0 Min Read
Egjipt – Vëllazëria Muslimane bën thirrje për një mobilizim ndërkombëtar
Vëllazëria Myslimane në Egjipt ka bërë thirrje sot për një "mobilizim mbarëkombëtar", pas të shtënave…
By
1 Min Read
NUMRI I VIKTIMAVE TË MASAKRËS NË DERAJA TË SIRISË DOLI NË 320
Opozitarët sirianë bëjnë të ditur se numri i viktimave të masakrës së qytetit Deraja doli…
By
1 Min Read
