Unioni i Dijetarëve Muslimanë: Kundërshtoni ndërhyrjen e Rusisë në Siri

Unioni Botërorë i Dijetarëve Muslimanë i ka bërë thirrje botës Islame dhe vendeve arabe që të dalin kundër ndërhyrjes së Rusisë në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të publikuar me firmën e kryetarit të këtij unioni, Dr. Jusuf el-Karadavi (Yusuf al-Qaradawi) dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Unionit, Ali el-Karadagi thuhet: “Bota Islame dhe ajo Arabe, drejtuesit, popujt dhe dijetarët duhet të jenë kundër ndërhyrjes së Rusisë në Siri. Bota e lirë duhet të vazhdojë të përkrahë revolucionin e opozitës siriane e cila po lufton për të shpëtuar popullin e saj nga regjimi keqbërës i Bashar al Assadit”.

Në deklaratën ku theksohet se zgjidhja në Siri duhet të jetë pa Assadin dhe se forcat e moderuara të opozitës duhet të armatosen në vazhdim thuhet: “Bota Islame dhe ajo Arabe duhet të kundërshtojnë dhe të ngrenë kokën para sulmeve të Rusisë, Iranit, Irakut dhe Libanit të cilët me pretendimin se po luftojnë kundër organizatave terroriste po ndërhyjnë në këtë vend duke mbështetur regjimin e Assadit”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se forcat revolucionare dhe të moderuara të opozitarëve të Sirisë duhet të mbështeten, ndërsa duhet të ketë një qëndrim kundër sulmeve të forcave ruse të cilat çdo ditë bëhen shkak për vdekjen e civilëve. Në deklaratë thuhet gjithashtu se Bota Islame dhe ajo Arabe duhet të jetë patjetër në një qëndrim kundër sulmeve të Rusisë dhe atyre të Iranit.

Në deklaratë i bëhet thirrje mekanizmave ndërkombëtare për shpalljen e “zonës së ndaluar” për sa i përket trafikut ajrorë në mënyrë urgjente për të mënjanuar viktimat nga sulmet e ushtrisë ruse. Ndërkohë në deklaratë theksohet se disa shtete Islame të cilat ndihmojnë regjimin e Assad po shikohen me një shqetësim të madh.

Unioni bën thirrje që zgjedhja në këtë çështje të jetë pasi të largohet Assad dhe se “vrasësi Assad” të gjykohet në një gjykatë ndërkombëtare për krime lufte. Unioni bën thirrje mekanizmave ndërkombëtarë “të ndihmojnë popullin sirian kundër regjimit të pashpirt të Assad”.

– Edhe Vëllazërisë Muslimane ka reaguar-

Organizata e Vëllazërisë Muslimane në Egjipt (Ihvan) ka reaguar ndaj qeverisë egjiptiane e cila mbështet Rusinë në ndërhyrjet e saj në Siri.

Në një deklaratë me shkrim të Ihvan me temë “në lidhje me luftën kundrejt Sirisë të okupatorit rusë dhe të Iranit” thuhet se: “Ne refuzojmë pushtimin rus dhe të Iranit në Siri. Bëhet fjalë për një komplot ndërkombëtarë kundrejt rajonit, popullit dhe identitetit tonë Islamik Sunnite. Në një atmosferë të tillë Siria po jep një luftë historike kundër Rusisë dhe Iranit të cilët bashkëpunojnë me Presidentin egjiptian, Abdulfettah es-Sisi”.

Në deklaratë theksohet ndër të tjera se jepet mbështetje e plotë për popullin sirian dhe Revolucionit kundër regjimit të Assadit si dhe vihet në dukje se refuzohet ndarja e Sirisë. Në deklaratë vihet në dukje gjithashtu se në rast të vazhdimit të pushtimit të Iranit dhe të Rusisë do të përkeqësohet situata dhe do të hapë rrugën për përsëritjen e eksperiencës në Çeçeni dhe në Afganistan ku për këtë përgjegjës do të jenë Teherani, Moska dhe aleatët.

Në deklaratë gjithashtu duke u kritikuar edhe qëndrimi i SHBA-së kundrejt sulmeve të Rusisë theksohet se “qëndrimi i SHBA-së është një pjesë e sistemit presionues të revolucionit të Sirisë. Ashtu siç tregohet në media lufta e Rusisë dhe Iranit nuk është me DAESH, përkundrazi është kundër revolucionarëve të vërtetë që luftojnë kundër regjimit të Assadit”.

Në deklaratë i bëhet thirrje të gjithë popujve në botë që të mbështesin Sirinë dhe të mos krijohet një situatë e re si në Irak, Afganistan, dhe Çeçeni.

Artikulli paraprakKompot me fruta
Artikulli vijuesISIS përparoi në veri të Halepit me ndihmën e regjimit