Teknologjia demton gjumin dhe shendetin

Ky eshte perfundimi i dale nga nje studim i kryer nga Fondacioni Nderkombetar i Gjumit me qender ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Sipas shkencetareve, prishja e regjimit te gjumit ndikohet drejtpersedrejti nga llojet e aktiviteteve qe ne kryejme perpara se te flejme. Ky kerkim nxorri ne pah se personat qe perdorin shume mjetet e teknologjise se larte flejne me pak sesa u nevojitet dhe preken me shume nga pagjumesia, semundjet fizike dhe mendore.

Hulumtuesit shpjegojne se, perdorimi i tepert i teknologjise mbingarkon trurin e individeve me stimuj emocional dhe vizual shume te fuqishem, te cilet e pengojne organizmin dhe trurin tone te kryeje nje gjume te qete e te plote dhe e detyrojne ate te qendroje gjithje e me shume zgjuar.

C’rregullimet e gjumit ndikojne drejtpersedrejti ne cilesine e shendetit dhe jetes se individit. Shumica e njerezve mendojne se gjumi eshte pjesa me pasive e kohes. Mirepo, shkencetaret te cilet studiojne procesin e gjumit pohojne se ai eshte nje proces aktive dhe tejet i dobishem per organizmin. Ata theksojne se gjumi eshte nje element shume i rendesishem per jeten e perditshme, sidomos ne ceshtjen e akumulimit te energjive, ne ate te rregullimit te peshes trupore, ne procesin e te menduarit, medituarit, rritjen e perqendrimit dhe aftesimin e komunikimit. /IKB/kohaislame

Artikulli paraprakLibianët shkëmbejnë armët me televizorë e automobila
Artikulli vijuesNjë model i ri ekrani po prodhohet nga Sharp