Liderët botërorë ngushëllojnë Riadin

Personalitete dhe udhëheqës nga e gjithë bota janë duke arritur në Arabinë Saudite për të shprehur ngushëllime për vdekjen e Mbretit Abdullah.

Delegacioni i Shteteve të Bashkuara do të udhëhiqet nga nënpresidenti Joe Biden.

 

Në Riad do të qëndrojë sot edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ashtu si edhe kryeministri britanik, David Cameron, dhe presidenti i Francës, Francois Hollande.

 

Mbreti Abdullah ka vdekur të premten në moshën 90-vjeçare.

 

Mbreti Salman, 79 vjeç, pasi ka marrë drejtimin e fronit, ka bërë thirrje për unitet.

Artikulli paraprakDënohet me 5 vjet burg Fitim Lladrovci
Artikulli vijuesProfesori me origjinë hebre Finkelstein: "Charlie Hebdo" është sadizëm, jo satirë