Peter Mandelson, politikani laborist e ka përshkruar ditën e sotme “Si dita më e keqe në historinë britanike të pasluftës”.
Këto komente vijnë pas deklaratës së kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron i cili paralajmëroi dorëheqjen e tij pasi Britania votoi për largimin nga BE-ja, shkruan mirror.
Ish-anëtari i kabinetit i bëri thirrje gjithashtu kreut të opozitës britanike Jeremy Corbyn, të japë dorëheqje. “Përgjatë tërë fushatës para referendumit, ai duket se po mbante dorën në frenues”, ka tha Corbyn.
Ndërsa ish-lideri laborist,Tony Blair në një prononcim dhënë BBC-së tha: “Jam shumë i trishtuar për vendin tonë, Evropën dhe botën”. Ai bëri thirrje për reagime të pjekura dhe reflektuese.
E lideri i UKIP, Nigel Farage tha se “është e drejtë që David Cameron është larguar. Ai nuk është një njëri i keq, por vetëm se është në anën e kundërt të argumentit”.
Edhe shefi i kampanjës Brexit, njeherësh ish-sekretar i Shtetit për Punë dhe Pensione, Iain Duncan Sm ith tha se i vjen keq për dorëheqjen e Cameron.
“Më vjen keq që shkoi”, tha ai.
Donald Trump kur u pyet në lidhje me dorëheqjen e kryeministrit britanik tha: “Po, kjo është keq”.
Cameron mëngjesin e sotëm i mërzitur tha: Unë e dua këtë vend dhe ndjehem i nderuar që i kam shërbyer. Ai tha se mbi 33 milionë njerëz nga Anglia, Skocia, Uellsi, Irlanda Veriore dhe Gjibraltari e thanë atë që deshën.