Lidhja Arabe paralajmron ndaj ndonjë ndërhyrjeje të mundshme ushtarake nga jashtë në Siri

Në komunikatën përfundimtare të mbledhjes së jashtëzakonshme të Lidhjes të organizuar në Kajro u bisedua për zhvillimet e fundit në Siri.

Lidhja Arabe bëri një paralajmërim ndaj ndonjë ndërhyrjeje të mundshme ushtarake nga jashtë në Siri.

Në komunikatën përfundimtare të mbledhjes së jashtëzakonshme të Lidhjes të organizuar në Kajro për të biseduar zhvillimet e fundit në Siri në nivel të delegatëve, u bë një paralajmërim ndaj rezultateve që do të sjell një ndërhyrje e mundshme ushtarake nga jashtë që do të nxiste edhe më shumë konfliktin në këtë vend.

Në komunikatën në fjalë u bë thirrje të gjitha palëve në Siri për të punuar në përgatitjen e një baze për zgjidhje politike dhe duke dënuar ashpër dhunën në vend u vë theksi në rëndësinë e hapjes së rrugëve që ndihmat e institucioneve humanitare si Gjysmëhëna e Kuqe, Kryqi i Kuq dhe Unionin i Mjekëve Arab të arrin tek populli sirian./trt/kohaislame

Artikulli paraprakLigji në Tiranë: Jo kazinove pranë kishave e xhamive, do shpërngulën brenda 6 muajsh
Artikulli vijuesAsnjë kolegj s’bëhet universitet