Ligji në Tiranë: Jo kazinove pranë kishave e xhamive, do shpërngulën brenda 6 muajsh

Përmes disa ndryshimeve në Ligjin për Lojërat e Fatit, qeveria ndalon ndërtimin e apo marrjen me qira të ambienteve për këtë lloj veprimtarie pranë shkollave, kishave e xhamive, spitaleve e ambulancave, ashtu si dhe pranë bankave.

Ligji i ri përcakton gjithashtu një afat gjashtëmujor, brenda të cilit të gjitha subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari dhe që janë të vendosura pranë institucioneve të mësipërme duhet të shpërngulen, në të kundërt do t’u hiqet licenca. Ligji i ri i jep Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit kompetencën t’u heqë licencën subjekteve, të cilat nuk ndryshojnë vendndodhjen brenda afatit të caktuar kohor.
NDRYSHIMI
“Ndalohet ndërtimi/marrja me qira e mjediseve, me fushë veprimtarie lojëra fati, të ekspozuara pranë institucioneve fetare, arsimore e shëndetësore dhe institucioneve bankare. Brenda një periudhe 6-mujore nga hyrja në fuqi e këtij ligji, subjektet që ushtrojnë veprimtarinë pranë këtyre institucioneve, duhet të marrin masat për ndryshimin e vendndodhjes. Në rast se brenda kësaj periudhe subjektet nuk kanë ndryshuar vendndodhje, NJMLF-ja procedon me heqjen e lejes së ushtrimit të aktivitetit”, përcakton ligji i ri, i cili hyn në fuqi më 1 qershor të këtij viti. /balkanweb/kohaislame

Artikulli paraprakBraktiset dhe dobësohet PDK-ja në terren
Artikulli vijuesLidhja Arabe paralajmron ndaj ndonjë ndërhyrjeje të mundshme ushtarake nga jashtë në Siri