Pas shumë takimeve për reorganizimin e Lidhjes së Nxënësve Shqiptarë, më datë 23.04.2016 u mbajt Kuvendi themelues i kësaj organizate të nxënësve, me çrast për kryetar të Lidhjes së Nxënësve Shqiptar u zgjodh Amar Rexhepi, nxënës i vitit të tretë pranë shkollës së mesme “Arseni Jovkov”. Poashtu kuvendi vendosi që pas një jave të organizoj promovimin e saj me një program solemn të organizuar nga vet nxënësit e LNSH-së.