Në Fushë Kosovë numër i madh besimtarësh falin Kurban Bajramin

Në Xhaminë e  Re në Fushë Kosovë sapo ka përfunduar falja e Namazit të Kurban Bajramit, njofton Klan Kosova.

Aty të pranishëm ka qenë një numër i madh qytetarësh.

Në hytben e mbajtur nga imami i kësaj xhamie, Sead Kelmendi është treguar se si ka mbetë tradita e mbajtjes së kësaj feste.

“Kjo festë tregon sakrificën që prej pejgambereve, konkretisht Ibrahimit që deshi ta sakrifikonte të birin e tij Ismailin për hir të Zotit, por zoti i ka dërguar kurbanin.”

“Që atëherë ka mbet që besimtarët në këtë ditë të prejnë kurbanë dhe atë ta ndajnë me të varfrit”, ka qenë disa nga fjalët e Kelmendit.

Ai ka shtuar se në këtë ditë besimtarër duhet shtrirë dorë njëri me tjetrin.

Artikulli paraprakGjilan: Besimtarët myslimanë falin Kurban Bajramin, mes tyre edhe Lutfi Haziri (FOTO)
Artikulli vijuesNga Peja: Islamin mos ta përfaqësojë gjithkush