Liftet në QKUK janë në funksion të plotë

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ka pranuar një raport nga kompania ? Hymeri Kleeman?, e cila është përgjegjëse dhe ka kontratë me Ministrinë e Shëndetësisë për servisim dhe mirëmbajtje të lifteve në QKUK.

Sipas QKUK-së, në raport thuhet se me datën 25.09. 2012, rreth orës 12:08, kompania ka pranuar një thirrje telefonike nga QKUK për mos funksionim (ndalje) të liftit në Gjinekologji. Menjëherë pas kësaj ekspertët e firmës, pas 3 minutave kanë arritur në vendngjarje.

“Pas arritjes së ekipeve tona është parë se në kabinë janë 4 persona, kurse më pas kanë dalë që të gjithë nga kabina, pa u ndihmuar, përveç infermieres të cilin e kishte kapur paniku pas ndaljes së lifti. Shkak i ndaljes së liftit ka qenë aktivizimi i frenave të kabinës të cilët janë aktivizuar si pasojë e thyerjes së një rrëshqitëse të kabinës, përderisa në momentin e thyerjes së saj është zvogëluar hapësira nga freni në binë dhe janë aktivizuar frenat për ta ndalur kabinën”, thuhet mes tjerash në raportin zyrtar të kompanisë që përkujdeset për lifte në QKUK.

Raporti rikujton se me datën 13.08.2012, kompania e licencuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë kishte bërë inspektimin dhe pranimin teknik të ashensorëve ku ishte konstatuar se ata ishin në funksion të plotë.kohaislame

Artikulli paraprakPriten arrestime të zyrtarëve të lartë
Artikulli vijuesBasha: Do ofrojmë model të ri zhvillimi