Priten arrestime të zyrtarëve të lartë

Brenda pak javësh, Policia e Kosovës do të marrë një ofensivë kundër korrupsionit. Në pranga do të bien zyrtarë të lartë të institucioneve ndaj të cilëve kanë filluar hetimet e para.

Burimet e Indeksonline brenda Drejtorisë Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, kanë bërë të ditur se janë duke intervistuar disa persona për raste korrupsioni në nivel të lartë, ku pas disa javësh do të shihen rezultatet konkrete.

“Jemi në proces të hetimeve për disa raste të rënda korrupsioni, kemi intervistuar disa individë dhe disa të tjerë do të merren në pyetje, ku më pas do të fillojnë arrestimet e zyrtarëve të lartë të institucioneve kosovare”, ka thënë një zyrtar policor i ngarkuar me disa raste hetimi.
Para pak dite, Policia e Kosova arrestoi pesë zyrtarë të institucioneve të ndryshme në lidhje me raste të korrupsionit, ku të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit.kohaislame

Artikulli paraprakSmartfonët e Samsungut të rrezikuar nga fshirja e të dhënave
Artikulli vijuesLiftet në QKUK janë në funksion të plotë