Kryesia e Kuvendit ka vendosur që demarkacioni i kufirit me Malin e Zi të votohet në seancën e 1 shtatorit. Partnerët e koalicionit qeverisës i kanë dhënë mbështetje Marrëveshjes, derisa opozita ka paralajmëruar masa radikale për pengimin e saj.
Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi nuk do të votohet deri më 1 shtator. Kështu ka vendosur dje Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e përbashkët me shefat e grupeve parlamentare.
Partnerët e koalicionit qeverisës shpresojnë se kjo Marrëveshje do të ratifikohet më 1 shtator, ndërsa subjektet opozitare kërkojnë që kjo Marrëveshje të hidhet poshtë në mënyrë që Kosova të mos i humbë mbi 8 mijë hektarë tokë, shkruan “Zëri”.
Në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit për përcaktimin e datës së seancës për demarkacionin, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kryesisë duke e ndërprerë mbledhjen. Konjufca më vonë është arrestuar për këtë veprim.
You Might also Like
Kapen 60 klandestinë në Kakavijë, mes tyre femra dhe fëmijë
60 klandestinë janë kapur nga policia sot në pikën kufitare në Kakavijë. Mes tyre kishte…
By
Redaksia
0 Min Read
Bie në mënyrë drastike numri i migrantëve kosovarë në Hungari
Numri i migrantëve ilegalë nga Kosova në Hungari ka rënë që nga fillimi i vitit.…
By
Redaksia
2 Min Read
Mijëra njerëz vullnetarisht kujdesen për Xhaminë më të madhe në Mali (FOTO)
Çdo vit për një ditë mijëra njerëz në qytet bashkohen për ta mirëmbajtur të mbuluar…
By
Redaksia
1 Min Read
Apple prezanton edhe iPad Pro
Apple ka lansuar sot edhe tabletin e saj gjigant - iPad Pro, i cili dallohet…
By
Redaksia
1 Min Read
Jetimorja e parë në Tiranë
Rauf Bej Fico në mes gjatë inagurimit të strehës vorfënore. Gati një shekull më parë,…
By
Redaksia
3 Min Read
Gruevski: Zaev kërkon që në Maqedoni të vriten mbi 1000 qytetarë si në Ukrainë
Ish kryeministri, Nikolla Gruevski, në një pres-konferencë të jashtëzakonshme që u mbajt në Shkup, ka…
By
Redaksia
2 Min Read
