Një ligj i ri hyri në fuqi në shtetin amerikan të Teksasit që i lejon studentët të mbajnë armë në ambientet universitare, por pa i ekspozuar publikisht. Studentët mbi 21-vjeç që kanë leje arme të fshehur mund t’i mbajnë ato edhe në klasë, sipas ligjit të ri.
Teksasi bëhet kështu shteti i tetë amerikan që lejon studentët të mbajnë armë në ndërtesat shkollore. Por shumë studentë dhe zyrtarë të arsimit të lartë druhen se ky ligj i ri do të largojë të rinjtë nga universitet e këtij shteti.
Ndërsa mbështetësit e ligjit thonë se ky është një hap kritik për vetëmbrojtjen dhe respektimin e të drejtave kushtetuese. Sipas republikanëve teksanë, armëmbajtja në kolegje mund të parandalojë vrasjen masive të radhës.
Ata thonë se vrasësit në të shkuarën kanë shënjestruar zona ku nuk ka armë, si ambientet universitare apo kinematë, sepse nuk hasin asnjë rezistencë.
Por kritikët e ligjit, i cili hyri në fuqi në 50-vjetorin e vrasjes masive në Universitetin e Teksasit që i kushtoi jetën 14 njerëzve, thonë se armëmbajtja në kolegje është një zgjidhje e gabuar që mund të sjellë më shumë dhunë.
Disa akademikë thonë se ligji do të sjellë edhe kufizimin e lirisë së fjalës, pasi nëse disa studentë janë të armatosur kjo do të krijojë një atmosferë frike dhe mund të frenojë shkëmbimin e ideve.
Sipas ligjit, studentët mund të mbajnë armë të fshehura në ambientet shkollore, megjithëse në disa zona si palestrat apo laboratorët e kimisë, janë të ndaluara. Shkollat private dhe kolegjet dyvjeçare në Teksas janë të përjashtuara nga ligji i ri deri vitin e ardhshëm.
You Might also Like
Opozita nuk i ka “numrat” për rrëzimin e Qeverisë Thaçi
Nisma e Lëvizjes Vetëvendosje për unifikim dhe thirrjen në votëbesim të Qeverisë aktuale…
By
Redaksia
4 Min Read
Të shkruarit në rrugë mund të ndalohet
Disa njerëz që merren me ligje janë duke shpresuar për të ndaluar njerëzit të ecin…
By
Redaksia
1 Min Read
Hoxhë Kadri Prishtina 1878-1925
Hoxhë Kadri Prishtina (Kadri Lutfullah Halimi)1878-1925 Ministri i Drejtësisë që u akuzua për rivendosjen e…
By
Redaksia
23 Min Read
Haxhi Shala: Dogana e kriminalizuar, kreu i saj i përfshirë në kontrabandë
Deputeti i NISMA për Kosovën, Haxhi Shala, ka kërkuar sqarime për licencimin e terminaleve doganore.…
By
Redaksia
1 Min Read
Facebook publikon raportin e transparencës, rritet numri i kërkesave nga Qeveria e Kosovës
Duke qenë rrjeti social më i madh në botë, Facebook përballet gjithmonë e më shumë…
By
Redaksia
1 Min Read
Mbesa e Konicës vjen nga Siria: Dua pasaportën e Shqipërisë
Mona Ajlani është sot 60 vjeçe. Në kokë mban një shami të bardhë, poshtë së…
By
Redaksia
18 Min Read
