Pas kalimit të ligjit të diskutueshëm amerikan gjatë javës së kaluar që i hap rrugën një padie që mund t’i bëhet Arabisë Saudite nga të mbijetuarit dhë të afërmit e viktimave të 11 shtatorit, është hapur një debat të ri, në lidhje me atë se a mund të padisin individët qeveritë e huaja në vendet e tyre, dhe cilat do të ishin pasojat.
Sepse Turqia, vendi që reagoi menjehërë ndaj miratimit të ligjit në senatin amerikan, po kërkon të fusë në lojë reprocitetin: më konkretisht, ata llogarisin të padisin qeverinë amerikane për viktimat e grushtit të të shtetit të 15 korrikut, meqë i akuzuar kryesor si frymëzues dhe organizator, Fethullah Gulen, jeton në territorin amerikan.
Nga ana e saj, Arabia Saudite fuqimisht ka mohuar se ka të bëjë me sulmet e 11 shtatorit dhe ka paralajmëruar se ligji i ri do të ketë pasoja katastrofale për marrëdhëniet bilaterale midis dy aleatëve.
Përveç Arabisë Saudite, edhe shumë politikanë dhe qeveri tjera, përfshirë një delegacion të BE-së që ndodhet në SHBA, qeverinë franceze, si dhe vetë presidentin Obama, kanë argumentuar se ligji i miratuar në senat – i cili rrëzoi një veto presidenciale – nuk është në përputhje me ligjet ndërkombëtare.
Ndërkohë, një grup lobist i quajtur “Projekti arab në Irak” po bën presion mbi parlamentin e vendit që të kërkojë kompensim nga SHBA-të për shkak të viktimave të luftës në Irak, po me të njëjtat kritere.
Kujtojmë pra që Senati amerikan dhe Dhoma e Përfaqësuesve ka votuar me 29 shtator me shumicë dërmuese miratimin e një ligji që do t’u lejojë familjeve të të vrarëve në sulmet e 11 shtatorit në SHBA të kërkojnë dëmshpërblim nga qeveria saudite, me pretendimin se disa nga atentatorët vinin nga ky vend. /tesheshi.com/