Adriatik Llalla shfaqet në Bruksel dhe “paralajmëron” se tani do të merret me Vlahutin dhe Ramën, pas Donald Lu

Prokurori i Pergjithshem Adriatik Llalla, duke hyre ne dialogun e nivelit te larte, ku Komisioneri i BE per Zgjerimin dhe Politiken e Fqinjesise Stefan Fule ka deklaruar se Komisioni Europian i rekomandoi Keshillit te Ministrave te BE qe ti jape Shqiperise statusin kandidat, me ane te nje progres-raporti te detajuar, ku jepet note pozitive mbi punen e qeverise shqiptare.

Adriatik Llalla është shfaqur sot në Bruksel.

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një njoftim, ku thotë se:

“Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Adriatik Llalla ka zhvilluar një takim me shefin e zyrës evropiane kundër mashtrimit (OLAF), Giovanni Kessler, me të cilin ka biseduar për forcimin e luftës ndaj korrupsionit.

Kryeprokurori ka informuar zt. Kessler lidhur me përpjekjet e autoriteteve shqiptare në luftën kundër korrupsionit, si edhe me masat e reja legjislative për forcimin e sistemit të drejtësisë në vendin tonë.

Lufta kundër korrupsionit është një prej prioriteteve madhore të Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye, përvoja e autoriteteve të Brukselit në këtë drejtim do të shërbejë për forcimin e mekanizmave hetimorë”.

Në fund, zyra e Llallës paralajmëron në mënyrë të kamufluar edhe ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, e cila është sulmuar nga disa media për një vilë që ka blerë BE në Tiranë.

“Zyra OLAF është organi i vetëm i BE-së i mandatuar për të zbuluar, hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e BE-së”, thotë zyra e Llallës, a thua se e kanë pritur Llallën në Bruksel për të shkuar dhe të hetojë korrupsionin e BE-së, pasi në Shqipëri bëri kërdinë.

Ndërkohë, gazeta “Koha Jonë”, mbështetëse e Llallës, thotë se kur të vijë nga Brukseli, Llalla nuk do të merret vetëm me Vlahutin, por do të arrestojë një ministër të Ramës.

“Por përveç hetimeve për fondet e BE të vjedhura në Shqipëri me anë të zyrtarëve të Brukselit dhe atyre që rrinë në Tiranë e ku priten surpriza të mëdha për miliona e miliona fonde të përvetsuara, ka informacione se po pritet firmosja e fletëarrestit nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lllalla për një ministër fuqiplotë të qeverisë Rama.

Ka një dosje hetimore prej muajsh e cila po hetohet në prokurori dhe tashmë është vendosur për arrestime. Informacionet tregojnë se arrestohet dhe një zyrtare që kanë zv/ministre e që më pas ka kaluar në detyrë tjetër si dhe një numër zyrtarësh që kanë firmosur për tenderime disa milionë euro”, shkruan kjo gazetë.

Ashtu si Llalla, edhe kjo gazetë prej muajsh shkruan për arrestime të mëdha.

Por, deri më tani s’ka ndodhur asnjë gjë.

Artikulli paraprak“The Telegraph”: Berati, qyteti i dytë më i bukur në Europë
Artikulli vijuesRepublikanët që ishin kundër Trump u paguan nga Soros