Limaj mohon kontaktet me Bllacën: Hashim e Kadri, u bë boll më

Fatmir Limaj nëpërmjet Facebook-ut i është drejtuar Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryetarit të PDK-së Kadri Veselit.
Limaj ka shkruar se Thaçi dhe Veseli po i shtyjnë njerëzit kundër tij, ai ka mohuar të ketë pasur kontakte me Nazim Bllacën.
Ky është postimi i plotë i tij:
Hashim e Kadri boll më!
Mos tentoni që në këso forma ti zhvendosni temat të cilat kanë të bëjnë me ju dhe për ju, e të tentoni që me maskarallaqe të juaja ti ktheni ato tema në kurriz e në dëm të të tjerëve.
Hashim e Kadri, tashmë të gjithë e kanë kuptuar që kur ju keni nevojë t’i zhvendosni e ndërroni ato apo këto tema, apo kur ju jeni në siklet ( sikur shumë herë me parë, e edhe tash kohën e fundit) i drejtoni dhe i gjuani shigjetat kundër të tjerëve, e posaqërisht ndaj meje, sikurse që keni bërë që një kohë të gjatë vazhdimisht !
Hashim e Kadri, e keni keqkuptuar qëndrimin tim duke mos ua kthyer, duke heshtur.!
Unë do të ju përgjigjem juve tani e tutje, s’ka më që JU të hedhni gurë e të fshihni dorën!
Hashim e Kadri, U bë boll më, adresa e orkestrimit dhe e shtytësve të kësaj fushate dhe të tjerave më herët, tashmë është e njohur për të gjithë, të gjithë më po e dinë që JU jeni.
Lerni më njerëzit në halle të tyre, e mos i gënjeni, mos i joshni kundër njerëzve (kundër meje) për qëllimet e juaja të ulëta dhe të liga.
Kurse një përgjigje të shkurt për ju zotëri Shaban Syla, pas asaj që pash në medie lidhur me një letër publike tuajën drejtuar mua, duke lexuar aty se keni qenë edhe i shtyer, duke tentuar madje edhe të ju paguajnë që të dëshmoni të pavërteta kundër meje. Unë ju përgëzoj që nuk keni dëshmuar rrejshëm, që nuk keni rënë pre e këtyre intrigave kundër meje, sepse e vërteta vonon por gjithnjë triumfon.
Ndërsa vetëm për hirë të së vërtetës po ju them, unë asnjëherë nuk kam biseduar me Nazim Bllacën, kushdo që ua ka thënë këtë, ju ka gënjyer.
Jam i sigurt që në rrethanat që jeni ju z. Syla, nuk ju ndihmojnë duke ju gënjyer, por besoj se juve ju ndihmon e vërteta.
Edhe njëherë: Kushdo që ju ka thenë për atë takim apo bisedë, ju ka gënjyer, ajo gjë s’ka ndodhur asnjëherë.
Kujdes, nga ata që po ju shpifin, nuk ju ndihmojnë.

 

Artikulli paraprakArrestohet për mashtrim Rezart Taçi
Artikulli vijuesTurqi – Prodhimi industrial në mars u rrit me 2,9%