Mospasja, papunësia hallet e shumta, jeta plot stres, mbijetesa në shtëpi pa kushte elementare, janë disa prej faktoreve që kanë ndikuar në përkeqesimin e shëndetit të zonjes së shtëpise Lirijes e cila gati 12 vite përballet me sëmundjen e zemres.
Fillova shpesh të humbja vetëdijen dhe të bëhesha keq e me keq deri sa erdha në atë pikë që urgjentisht ti nënshtrohesha operacinit në zemer, thotë nëna Lirije.
“Pak kanë qen kushtet por edhe frika ka qene pune me zemren e jo loje. I kaluam disi 12 vite pastaj edhe fëmijet u rriten kërkonin kushtet e tyre, si bukën ashtu edhe perkushtim, por une nuk isha në gjendje për asgjë vetëm rija e shtrirë”, tha Lirije Rushiti.
Fatmirësisht operacioni kaloi me sukses, mjeket e rekomandojnë Lirien që të bëjë kujdes se perndryshe operacioni nuk mund të përseritet sërish. Por, nuk ndodhi ashtu kushtet e veshtira në të cilat jeton familja Rushiti e përkeqësojne gjendjen e zonjes Lirie e cila rikthehet në spital për shkak se zemra i mbledh uje.
“Kontrollën e dytë që kishim ju paraqit ujë në zemër, kontrollen e tretë automatikisht e dalen, ne e pamë që asaj ju përkeqësua gjendja por nuk e pritem deri në atë shkallë sepse ishte sezoni i gripit, ne mendonim që ajo është por nuk ishin simptomet e gripit, menjeher reagoi internisti dhe e ndalën në spital se atëherë jeta e saj ishte shume në rrezik”, tha Dilaver Rushiti.
E kemi jeten të rrëndë nuk mund t’ia dilnim për atë vendosëm të njoftojmë vëllezerit dhe motrat tona kudo që janë me jetën tonë. Dilaveri disa herë ka tentuar të gjej punë por deri me tani ka marrë vetem përgjigje negative. Ai ka aplikuar për vendin e punes ushtar I paguar, pastaj në posten e Kumanoves, por pa rezultlat. Celsi i lumturise se tyre është në duart tona, le t’ua bëjme jeten ashtu sic e duan.
Për të ndihmuar familjen Rushiti mund të lajmroheni në 072-651-355.