Lista dhe përshkrimi i marrëveshjeve të arritura mes Beogradit dhe Prishtinës

Më poshtë vijon lista e marrëveshjeve të arritura që nga viti 2011 në kuadër të bisedimeve të pezulluara para zgjedhjeve të përgjithshme, në maj, në Serbi.

SHBA-ja dhe BE-ja nxitën Serbinë dhe Kosovën të rifillonin dialogun nën kryesimin e Brukselit për të përparuar në rrugën evropiane.

Më poshtë vijon lista e marrëveshjeve të arritura që nga viti 2011 në kuadër të bisedimeve të pezulluara para zgjedhjeve të përgjithshme, në maj, në Serbi.

PJESËMARRJA E KOSOVËS NË TAKIMET NË BALLKAN (marrëveshja e fundit e arritur në Bruksel, në shkurt të vitit 2012, para se Serbia të merrte statusin e vendit kandidat).

Kosova mund të marrë pjesë në takimet rajonale të zhvilluara në Ballkan me emrin e saj dhe të nënshkruajë marrëveshje.

Prishtina pranoi të përfaqësohet nën emërimin, Republika e Kosovës.

VENDKALIMET KUFIRITARE

Marrëveshja parashikonte që agjentët e doganave, të policisë serbe dhe të asaj kosovare të menaxhojnë vendkalimet nën mbikëqyrjen e misionit evropian në Kosovë (Eulex). Të dy palët ranë dakord mbi zbatimin teknik të kompromisit që do të vihet në zbatim dhe do të trajtojë çështjet e buxhetit dhe të lokalizimit të pajisjeve.

REGJISTRAT E GJENDJES CIVILE

Regjistrat e gjendjes civile të Kosovës (lindja, vdekja, martesa), u transferuan në Serbi pas konfliktit të viteve 1998-1999. Në dhjetor, Beogradi paraqiti kopjet e para të çertifikuara. Mungesa e tyre në Prishtinë shkaktoi komplikime për banorët e ish-provincës serbe duke ngadalësuar procedurën e divorcit apo marrjen e vizave.

LËVIZJA E LIRË

Një nga marrëveshjet e para të arritura nga negociatat solli lëvizjen e lirë. Serbia pranoi hyrjen e kosovarëve në territorin e saj me karta identiteti. Një kompromis i pjesshëm u arrit me njohjen e targave dhe certifikatave të automjeteve.

NJOHJA E DIPLOMAVE

Diskutimet në korrik dhe në nëntor sollën që serbët dhe kosovarët të kërkonin njohjen e diplomave universitare përkatëse.

KADASTRA

Serbët dhe kosovarët ranë dakord të punonin së bashku për të krijuar një kadastër të sigurtë në Kosovë për të mbrojtur të drejtat legjitime të pronave të qytetarëve lokalë.

VULAT DOGANORE

Një marrëveshje u arrit në shtator mbi qarkullimin e të mirave materiale. Kjo mundësoi heqjen e embargove reciproke tregtare.

Artikulli paraprakA ËSHTË E MUNDUR TË EVOKOJMË BASHKARISH 100-VJETORIN E LUFTËRAVE BALLKANIKE?
Artikulli vijuesInvestimi