Lista Serbe rishqyrton pozicionin brenda Qeverisë

0
162

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Mariq, ka thënë se Lista Serbe do të zhvillojë takim për të parë se si do të funksionojë në të ardhmen brenda Qeverisë së Kosovës.

Mariq ka shtuar se nga marrëveshja që Lista Serbe ka pasur me partnerët e koalicionit, deri më tani asgjë nuk është plotësuar.

“Nga marrëveshja e koalicionit nuk është përmbushur asgjë deri më tani. Ky është problem i madh”, tha ai në një konferencë për shtyp në të cilën, drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq, pohoi se vendimi i Kuvendit të Kosovës për Trepçën nuk është i vlefshëm, transmeton Klan Kosova.

Mariq tha se anëtarët serbë kanë biseduar me politikanët shqiptarë, por ata nuk po marrin përgjigje.

“Ne kemi biseduar gjatë me anëtarët e Qeverisë së Kosovës dhe kemi kërkuër të bëjmë një marrëveshje”, ka shpjeguar Mariq, duke shtuar se Trepçës është shumë e rëndësishme për popullin serb në Kosovë.