Vazhdojnë luftimet në kryeqytetin e Sudanit Jugor

Luftime të fuqishme kanë vazhduar në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Juba, për të pestën ditë me radhë, njofton REL.

Korrespondentët thonë se të shtënat midis forcave qeveritare dhe atyre në opozitë kanë ndaluar banorët të lëvizin brenda qytetit.

Raportet flasin për luftime të mëdha pranë bazës së Kombeve të Bashkuara në lagjen Jebel, ku rreth 30,000 civilë kanë gjetur strehim.

Media shtetërore në Kinë ka raportuar se dy paqeruajtës të OKB-së nga Kina janë vrarë më 10 korrik.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka dënuar luftimet, duke thënë se udhëheqësit e Sudanit Jugor duhet të rimarrin kontrollin e sigurisë në Juba.

Ban u ka bërë thirrje të dyja palëve në konflikt që të ndalojnë luftimet dhe të tërheqin trupat në bazat e tyre.

Artikulli paraprakGjuetari i eshtrave të Srebrenicës vazhdon i vetëm kërkimin e tij
Artikulli vijuesPolici vetëvritet me armën e shërbimit