Londër, mish derri në produktet Hallall

Gjurmët e mishit të derrit janë gjetur në sallamë pule “hallall” që është shërbyer në së paku një shkollë fillore në qendër të Londrës. Lajmin e konfirmoi Këshilli lokal i qytetit.

Gjurmët e mishit të derri u zbuluan në shkollën Bryanston, ndërsa skandali u zbulua gjatë kryerjes së testeve të produkteve të mishit në shkolla, pas skandalit me mish të kalit.
“Në sallamë shkruante qartë se ushqimi është hallall. Kjo nuk është e drejtë, derri është derr, dhe si tillë nuk është hallall,” tha një zëdhënës i Këshillit Bashkiak të Londrës. Zyrtarët e këshillit morën shtatë mostra nga tri shkolla më datën 25 shkurt për të provuar praninë e ADN-së në sallam. Aty u gjend mish viçi, mish qengji, derri, pule, gjeldeti dhe dhie.
Këshilli tha se kishte udhëzuar kontraktorët e saj, kompaninë Chartwells, për të ndaluar përkohësisht furnizimin me mish deri sa çështja të jetë zgjidhur, dhe njoftuan se nuk do të furnizohen më me ushqime hallall nga ajo kompani.
/mszh/kohaislame

Artikulli paraprakProfeti Muhamed: Lindja dhe jeta para profetësisë
Artikulli vijuesAnonymous i shpallin luftë Izraelit: Do t’ju fshijmë nga interneti