LR-PDSH reagon kundër hapjes së kazinove para shkollave të mesme në Kumanovë

LR-PDSH dega Kumanovë reagon kundër hapjes së kazinos përball  dy shkollave të mesme , gjimnazit Sami Frashëri dhe Shkollës së mesme Teknike  .

Këto ditë në Kumanovë ka ndodhur një veprim  kundërligjorë ,  e që shkel edhe normat morale njerzore e shoqërore , me ç’rast njerz të papërgjegjshëm kanë hapur  një kazino përball (15 m largësi) shkollave të mesme me mësim në gjuhën shqipe ,  veprim  ky që drejtpërdrejt cënon dhe  rrezikon ardhmërinë e  nxënësve shqipëtarë .

LR-PDSH  Kumanovë pyet publikisht ministrat dhe zyrtarët shqiptarë   të ministrive përkatëse si asaj të Ekonomisë , Arsimit dhe Shkencës , MPB-së si dhe këshilltarët komunal  etj se si vallë e kanë lejuar hapjen e  një kazinoje  përball shkollave të mesme e me këtë kanë cënuar ardhmërinë e gjeneratave të reja ku dihet botërisht se  rreziku për të devijuar  është pikërisht mosha e në të cilën ndodhen shkollarët e mesëm e kur kësaj ti ndihmohet me hapjen e lokaleve të tilla e kazinove ky rrezik tani më është  shumë herë më i madh .

Gjithashtu  ju rikujtojmë zyrtarëve shqiptare se nxënësit e shkollave të mesme në Kumanovë akoma nuk kanë nje shkolle të mirëfillt e që i plotson kushtet e një shkolle që moshatarët e tyre maqedon i kanë dhe i gëzojnë ato të mira që nxënësit shiptaëre asnjëherë nuk i kanë pasur , por mësojnë  nëpër objekte që më heret kanë  qenë kazerma  , apo puntori të ndryshme , aty mungojnë laboratoret , sallat sportive etj .

LR-PDSH  kërkon nga institucionet  përgjegjëse që menjëhere të marrin veprime konkrete për të larguar nga fëmijtë tanë çdo  lokal qoftë kazino apo ndonjë lloj tjetër veprimtarie  që cënon dhe rrezikon të ardhmën e rinisë sonë

Artikulli paraprakNjë orë gjumë dite mund ta ulë tensionin e gjakut
Artikulli vijuesPse nuk duhesh ti kërkosh një gruas Muslimane të heq hixhabin?