OKB: Pabarazia gjinore në Afrikën Subsahariane kushton 95 miliardë dollarë në vit

Në raportin e fundit të Kombeve të Bashkuara (OKB) thuhet se pabarazia gjinore në Afrikën Subsahariane kushton 95 miliardë dollarë në vit, duke rrezikuar përpjekjet e kontinentit për të nxitur rritjen ekonomike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e Programit të Zhvillimit të OKB-së, të publikuar të dielën në Konferencën Ndërkombëtare të Zhvillimit Afrikan në Kenia, theksohet se barrierat e rrënjosura strukturore të tilla si shpërndarja e pabarabartë e burimeve dhe pushtetit politik, në kombinim me institucionet shoqërore në të cilat ka pabarazi pengojnë progresin e Afrikës.

Administratorja e UNDP-së Helen Clark tha se luftimi i pabarazisë gjinore në tregun e punës, arsimit dhe shëndetësisë do të eliminojë varfërinë dhe urinë.

Sektori civil në Kenia kërkon nga Parlamenti të sigurojë që një e treta e posteve udhëheqëse t’u takojë grave në pajtueshmëri me Kushtetutën e vitit 2010.

Artikulli paraprakErdogan: “Do ta zhdukim me gjithë rrënjë terrorin”
Artikulli vijuesRestoranti francez refuzon të shërbejë Muslimanët