LSDM paralajmëron qeveri teknike

Formim të një qeverie teknike për zbatimin e reformave të nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe kredibile, paralajmëron Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë.

Nga kjo parti opozitare nuk zbulojnë nëse për momentin po zhvillohen bisedime për formimin e kësaj qeverie dhe formatin e saj.
Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov në konferencën e djeshme të shtypit tha se këtë e kanë thënë që pas konstatimit të dorëheqjeve të ministrave të tyre dhe kthimin e ministrave të vjetër- të rinj nga VMRO DPMNE në Qeveri.

“Thamë se në momentin kur u bë përpjekje që të rrëzohet qeveria nga Përzhina, me qëllim që të fshihen kriminalitetet e Gruevskit, se çdo gjë që kanë bërë deri më tani kanë shkelur, ashtu do të shkelet edhe kjo Qeveri”, tha Shilegov.

Dje edhe nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski në protestën në Veles tha se shumë shpejtë do të formohet qeveria që do t’i plotësojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve korrekte dhe demokratike, transmeton Portalb.

Artikulli paraprakSHBA, BE e Komisioni Evropian kundër Qeverisë së Gruevskit
Artikulli vijuesMTI u jep licenca pikave të karburanteve të pa kalibruara