Lëvizja Socialiste për Integrim duke shprehur qëndrimin e saj kundër buxhetit të 2018, e quan atë të rrënuar, pasi vetëm rëndon me taksa shqiptarët dhe pasuron qeverinë.
LSI shprehu qëndrimin e saj pasa mbledhjes, nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Petrit Vasili.
“Në total kemi një buxhet të rrënuar, me një filozofi që shkon drejt oligarkisë me një qasje që shkon në pastrimin e parave dhe me një rezultat përfundimtar, pasurimin e qeverisë dhe rrënimin e shtresave të gjëra.
LSI do e votojë kundër një buxhet të tillë rrënimi dhe varfërie dhe ky qëndrim do bëhet i qartë prej të gjithë deputetëve në Parlament, duke bërë zbërthimin një për një të të gjithë negativitetit që ka ky buxhet ndaj shtresave të varfra, dhe biznesit të vogël e të mesëm. Është një buxhet i oligarkëve”, u shpre z. Vasili.
Ai tha më tej se pretendimet për rritje ekonomike janë fiktive. “Të gjitha pretendimet për rritje ekonomike janë fiktive, mashtrime elektorale, politike që nuk të çojnë asgjëkundi pasi edhe gjithë këto qindra faqe nuk ka asnjë investim të huaj të ri të rrëndëisshëm.
Shqipërinë e presin ditë të errëta të rritjes ekonomike për shkak të një aventurieri.
Të gjitha kategoritë e tjera të buxhetit që trajtojnë çështje të mëdha, qofshin këto për papunësinë”, tha ai.