Sipas një kërkimi të realizuar nga Fondacioni i Ndihmave Humanitare të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) theksohet se lufta e brendshme në Siri ka lënë 600 mijë fëmijë pa baba, raporton Anadolu Agency (AA).
Në luftën që vazhdon prej 5 vitesh kanë humbur jetën qindra mijëra persona, ndërsa miliona të tjerë duke braktisur vendin e tyre u strehuan në vendet fqinje kryesisht në Turqi. Më të prekurit e kësaj lufte janë fëmijët dhe gratë, ku fëmijët që kanë humbur baballarët e tyre në luftë vazhdojnë jetën në jetimoret në Turqi dhe Siri.
Fondacioni IHH nuk i ka lënë të vetëm këto fëmijë që prej ditës së parë të fillimit të luftës duke përgatitur një sërë projektesh në qytetet kufitare si Kilis, Hatay, Şanlıurfa për fëmijët që kanë humbur baballarët në luftë.
Duke mbështetur dhe duke përballuar shpenzimet e qirave ku qëndrojnë fëmijët jetimë në qytetin Kilis, vullnetarët e IHH gjithashtu kujdesen për t’iu dhënë lumturi fëmijëve që kanë humbur baballarët e tyre.
Përgjegjësi i Njësisë për Jetimët të IHH, Adem Kalaycı, në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se si fondacion janë në përpjekje për të ofruar çdo ndihmë për të prekurit e luftës kryesisht për fëmijët dhe gratë e veja. Kalaycı ka theksuar më tej se si fondacion sponsorizojnë për 7 mijë jetimë në Siri dhe në Turqi ku dhe në kuadër të kësaj japin si mbështetje për çdo jetim nga 100 lira turke (afërsisht 32 euro).
– “1.000 fëmijë janë trajtuar në qendrën e terapisë”
Duke vënë në dukje se në rajonin Reyhanlı të qytetit Hatay të Turqisë kanë formuar qendër të terapisë dhe atelie të artit Kalaycı, u shpreh: “Këtu fillimisht ofrojmë shërbim për gratë e veja dhe fëmijët që janë prekur nga traumat e luftës. Në kryejmë shumë aktiviteteve me to dhe psikologët dhe mjekët tanë interesohen nga afër për fëmijët. Njëmijë fëmijë janë trajtuar në këtë mënyrë. Në këtë qendër janë trajtuar fëmijë që kanë qenë të parët e shkollës dhe që kishin harruar lexim dhe shkrim. Është një qendër e pashembullt në Turqi. Krahas kësaj çdo muaj përballojnë shpenzimet e qirave të familjeve të 200 jetimëve. Sipas kërkimeve tona që kemi bërë në Siri ka 600 mijë jetimë. Gjithashtu jemi në dijeni se 40 apo 50 mijë jetimë ndodhen në Turqi. Këto janë më të përqendruar në zonat kufitare ku në qytetin Hatay ka afërsisht 8 mijë jetimë. Ne gjithashtu kemi ngritur 11 kampe edhe në rajonet Azez dhe Babuselam ku në këto kampe kemi seksione të veçanta kushtuar jetimëve dhe në këto seksione qëndrojnë 5.225 fëmijë jetimë”./AA/