Lufta psikologjike e Dijetarit, e cila mposhti ushtrinë Franke (në kohën e Kryqëzatave)
Njëri prej shembujve më të spikatur të pjesëmarrjes së dijetarëve musliman në ushtrinë muslimane dhe në fushëbetejë me të cilin u demonstrua gjendja ideale e besimit në Xhihad dhe në mbrojtjen e vendit dhe të vetes në fushata të kryqëzatave, ishte ai Ebu Muhammed Abdullah ibn Mensuri, I cili njihej si Ibn Sulejhe, gjukatësi I fortesës së Xhebles. Ai u bë sundues I saj pas vdekjes së babait të tij Mensurit në vitin 1100. Ai kishte provojë të madhe ushtarake pasi e donte jetën ushtarake, kishte ushtarë të zgjedhur dhe kishte dëshmuar karakterin e tij të mirë. Talenti I këtij dijetari e gjykatësi u manifestua në kohën kur kryqtarët frank e rrethuan fortesën e Xhebles në përpjekje për ta pushtuar atë në vitin 1100. Fillimisht ai e përdori atë që njihet si luftë psikologjike, kur doli me një plan të shkëlqyer për të përhapur frikë në radhët e forcave franke. Ai pretendoi se Sultan Barkijarku ishte nisur për t’I ardhur në ndihmë. Kjo I brengosi frankët dhe frika u përhap në radhët e tyre dhe I bëri të tërhiqeshin. Kur frankët e kuptuan se ky ishte vetëm një mashtrim, ata u kthyen dhe e rrethuan përsëri qytetin. Mirëpo, gjykatësi e përsëriti mashtrimin e tij, por këtë here me një mënyrë të ndryshme. Ai përhapi lajmin në radhët e kryqtarëve se këtë herë egjiptianët po vinin për ti luftuar ata dhe për ti ndihmuar atij. Si rezultat ata e hoqën rrethimin.
Frankët shpejt e kuptuan se ky ishte një rast I luftës psikologjike dhe e kuptuan qëllimin e saj. Ata u kthyen dhe e rrethuan fortesën për herën e tretë, në muajin Shaban të vitit 494 Hixhri (1100). Gjykatësi në anën tjetër e kuptoi se hilet e tij të vjetra ishin zbuluar, kështu ai vendosi të përdorte një metodë tjetër për ti rrëzuar frankët. Ai bëri një marrëveshje me krishterët që ishin në fortesë, u pajtua që ata ta dërgonin një delegacion të përbërë nga të krishterët të ushtria franke për ti negociuar kushtet e dorëzimit të fortesës. Ata u morrën vesh që frankët ti dërgonin 300 ushtarë nga kalorësit më të shquar dhe më të guximshëm për ta marrë kontrollin e fortesës. Frankët u pajtuan, mirëpo Ibn Sulejhe u kishte bërë një kurth. Luftëtarët frankë ngjiteshin nëpër litar, njëri pas tjetrit, dhe sa here që njëri prej tyre I arrinte Ibn Sulejhes, I cili ishte mbi mur, ai e mbyste, derisa arriti t’I mbyste të gjithë. Të nesermën, muslimanët I hodhën kokat e frankëve jashtë murëve të fortesës. Kryqtarët u hidhëruan shumë për kurthin që ua kishte bërë Gjykatësi I Xhebles dhe për suksesin që e kishte arritur ky gjykatës, prandaj ata vendosën që me cdo kusht ta pushtonin fortesën. Ata ndërtuan një kullë prej druri dhe e përdorën atë për ta shkatërruar njërën prej kullave të fortesës, mirëpo gjykatësi I menqur e pa rrezikun e pashmangshëm, kështu që ai nuk qëndroi duarkryq, e as që nuk u dorëzua, mirëpo nxitoi të zbatonte një plan tjetër të shkëlqyer, të ngjajshëm me planet e mëparshme që I kishin shkaktuar armikut shumë humbje. Ai bëri vrima në muret e qytetit; duket se këto vrima u bënë në murin e pasmë. Vrimat ishin të mëdha sa për ti mundësuar ushtrisë të dilte jashtë. Ibn Sulejhe dhe ushtria e tij dolën për ti luftuar frankët dhe ata pretenduar sikur po iknin prej tyre, në këtë mënyrë ata nxituan ti ndiqnin muslimanët deri te dyert e qytetit; në atë moment ushtria muslimane doli nga vrimat e murit të qytetit dhe I erdhi ushtrisë armike nga mbrapa; ata I sulmuan frankët nga mbrapa dhe I mposhtën.
Kështu ishin dijetarët në të kaluarën, përpos që ishin mësues të dijes, ishin drejtues shteti dhe ushtrie në mesin e më të mirëve.
Kerim Gashi; Shkëputur nga libri:
Biografia e Salahudin Ejubit
Autor: Dr. Ali Muhammed