Zeqirija IBRAHIMI: Ridefinimi do ta shpëtojë shtetin nga shkatërrimi

Gjithë kohës shteti ruhet prej shqiptarëve, dhe politikanët maqedonas, deklarojnë se ‘ne i duam shqiptarët’, kjo është e papranueshme, vlerëson nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi. Ai në emisionin ‘Arena’ në TV Shenja, kritikoi ashpër dikriminimin që u bëhet shqiptarëve nga pushteti, apo partia maqedonase në pushtet.

“Ka poste që shteti i ruan ekskluzivisht për maqedonasit. E vërtetë se kjo nuk shkruan askund, për shkak se atëherë është më ashiqare lufta anti shqiptare, por se është kështu, të gjithë e kemi të qartë. Hajdeni shiheni se sa shqiptarë ka në Gjykatën Penale të Krimeve të Rënda ku janë marrë vendimet më anti-shqiptare, ku shqiptarët vuajnë edhe sot burg. Edhe flasim se shqiptarët janë të barabartë këtu? Mosni ju lutem”, deklaroi Ibrahimi.

Sipas tij, ky shtet i ka shpall shqiptarët si pjesa e dëmshme, në vend që t’i shohë si qytetarë të dobishëm, dhe pikërisht për këtë shkak i mban shqiptarët të përjashtuar nga institucionet e shtetit.

“Secila Qeveri, aq më shumë kjo e fundit, çfarë bën! I gjen nja 50 shqiptarë sikur këta shqiptarët të pushtetit sot të cilët i shantazhon me punë të korrupisonit, krmeve dhe të skandaleve tjera dhe pastaj udhëheq me ta si do”, tha Ibrahimi.

Duke folur për kërkesën e Gruevskit për 63 deputetë, Ibrahimi tha se në fakt VMRO-ja i ka pas edhe në të kaluarën këto numra për shkak se edhe BDI-ja ka qenë pjesë e deputetëve të VMRO-së, dhe plani i Gruevskit është i njejti që bashkë me BDI-në të marrë të njejtin numër të deputetëve.

“Shikoni, pas këtyre zgjedhjeve as Ali AHmetin, as Gruevskin ose Zaevin. Cilido të vijë në pushtet, ky shtet nuk funksionon më, patjetër është të bëhet shqipja gjuhë zyrtare në vend, patjetër duhet të fillojë procesi i ridefinimit të shtetit”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se definicionet që e kanë definuar shtetin, janë të gabuara, anti-shtetërore dhe anti-shqiptare. Ibrahimi tha se ridefinimi do e shpëtonte shtetin dhe Lëvizja BESA nuk e kërkon ridefinimin për shkak se don ta shkatërrojë shtetin.

Artikulli paraprakMbrëmë është ndier tërmet në Shkup
Artikulli vijuesE pabesueshme, ky është çmimi i çadrës së Kryeministrit Mustafa (DOKUMENT)