Tani, 40 vjet më vonë, imazhe të ngjashme dhe ndoshta më tragjike të trupit të pajetë të një 3-vjeçari sirian të quajtur Aylan Kurdi të gjendur në ishullin grek Kos, është duke kërcënuar një ndikim të ngjashëm në një krizë të ndryshme
Djaloshi sirian ishte një nga 2,500 personat, që kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun me anije të pasigurta të stërmbushura me njerëz.
Por imazhet e dhimbshme të fëmijës kanë goditur një nerv kombëtar por edhe në nivel global, pavarësisht pikëpamjeve mbi çështjen e migrimit.
Është lehtë të bëhen krahasime midis imazheve të Aylan dhe të Phan Kim Phuc, që ishte në mesin e një grupi civilësh të fotografuar duke ikur nga terrori, pasi gabimisht ishin sulmuar nga një pilot i forcave ajrore të Shteteve të Bashkuara, që ishte me prejardhje nga pjesa jugore e Vietnamit.
Imazhet e fuqishme të vajzës duke bërtitur pasi ishte djegur nga një sulm me napalm, bëri që publiku amerikan të përballet me tmerret e luftës, derisa protestuesit ishin ata që i dhanë fund konfliktit 20-vjeçar.
Në mënyrë të ngjashme imazhet e vogëlushit Aylan ka bërë shumë njerëz në botë të marrin një rrugëtim të rrezikshëm drejt detit Mesdhe.
Në të vërtetë, nuk mund të jetë rastësi që vetëm disa orë pas publikimit të imazheve shqetësuese, konservatorët i bën thirrje kryeministrit David Cameron se tani është koha të pranojnë më shumë refugjatë.