Luksemburgu vitin e ardhshëm tërheq ushtarët nga Kosova

Pjesëmarrja ushtarake e Luksemburgut si pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë do të përfundojë në vitin 2017, ka thënë ministri i Mbrojtjes i vendit, Etienne Schneider, raporton Luxemburger Wort.

Ushtria e Luksemburgut është e angazhuar në kuadër të Forcës së Kosovës (KFOR) që nga viti 2000, një vit pasi NATO nisi misionin e vet në rajon, dhe aktualisht ka 23 ushtarakë në detyrë në Kosovë, transmeton Express.

Schneider ka thënë gjatë një mbledhjeje të komisionit parlamentar për punë të jashtme dhe mbrojtje se “që nga fillimi i misionit, kontributi ynë dhe prania jonë ushtarake është vlerësuar vazhdimisht nga autoritetet lokale”.

“Situata në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit”, ka deklaruar Schneider, i cili ka shtuar se “ekzistojnë ende disa sfida që duhet të kapërcehen”.

Artikulli paraprakShaban Syla:Fatmir ruju se të kanë rrethu bandat
Artikulli vijuesNë 2015-në, 173 policë kryen vepra penale, 1 mijë e 64 shkelje disiplinore