Vjedhje në xhaminë e “Maksut Pashës”

Dje në orët e pasdites, policia në Prizren është informuar nga imami i xhamisë së Marashit për një vjedhje që ka ndodhur në objektin e xhamisë.

Sipas imamit në Xhaminë e “Maksut Pashës” në Marash të Prizrenit, janë vjedhur mbrojtës prej bakri të dritareve dhe një govatë (koritë) po ashtu nga bakri.
Vlera e gjësendeve të vjedhura sipas imamit është rreth 500 euro. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar me procedurat hetimore. Koha e kryerjes së vjedhjes thuhet të jetë prej orës 12:00-16:00. Hëpërhë nuk ka të dyshuar./Indeks/kohaislame

Artikulli paraprakMë 21 shtator pritet publikimi i rezultateve të Regjistrimit të popullsisë
Artikulli vijuesSulmohet ambasada amerikane në Jemen