Policia ka parandaluar një vrasje sot rreth orës 8:00 në Kamëz. Shërbimet e Sektorit për Aktet Terroriste dhe Krimeve të Rënda, Sektorit për Operacionalet Speciale dhe Komisariatit të Policisë nr.5, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, duke vlerësuar në kohë informacionet e grumbulluara, parandaluar vrasjen e Nik. M., 43 vjeç, banues në Kamëz. 43-vjeçari ishte vënë në shënjestër nga atentatorët pasi kishin konflikt prej disa muajsh, për motive të dobëta. Forcat e policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: Gëzim Riza Prelaj, 41 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz, Besnik Riza Prelaj, 39 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz, Agron Riza Prelaj, 37 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz, Saimir Riza Prelaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz, Xhevahir Ibrahim Hoxha, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në qendër të Kamzës në rrugë kryesore, brenda në mjetin tip “Benz 200”, me targa Tr 3124 L. Në momentin e arrestimit, këtyre shtetasve ju gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një pistolete TT model 54, krehër me fishekë, dorezë metalike dhe një shkop bejzbolli i mbledhur me gazetë. /ind/kohaislame
You Might also Like
Vuqiq: Shqiptarët po presin që SHBA t’ia kryej punët me Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është sukses që pas dhjetë vjetësh Serbia kthehet…
By
Redaksia
3 Min Read
Tetova edhe pa Jugohromin me ajër të ndotur
Jugohromi nuk është i vetmi problem në ndotjen e ajrit në rajonin e Pollogut. Matësi…
By
Redaksia
0 Min Read
Rrahen të paraburgosurit në aksionit "Monstër"
Tre nga gjashtë të arrestuarit në aksionin policor "Monstër" të cilët gjenden në paraburgim janë…
By
Redaksia
1 Min Read
Historia e shkodranes: Ja si fillova të prostituoj pasi më braktisën prindërit
Shfrytëzimi i vajzave të reja për prostitucion përbën një ndër plagët më të rënda të…
By
Redaksia
8 Min Read
Kryqi në Butel u hoq nga rendi i ditës në Gjykatën Kushtetuese
Iniciativa për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të komunës së Butelit për vendosjen e Kryqit,…
By
Redaksia
1 Min Read
Leo Freundlih dëshmon për vrasjen e 500 mijë shqiptarëve nga serbët
Sipas Leo Freundlih, hebreu austriak qe botoi librin Golgota Shqiptare, liber qe protestonte kundër zhdukjes…
By
Redaksia
6 Min Read
