Në mjekësinë tradicionale kineze, lulja e lotusit është përdorur për të shëruar një sërë sëmundjesh. Lotusi është një nga lulet më të rëndësishme në kulturën kineze.
Lulja e lotusit është një nga dhjetë lulet më të famshme në Kinë dhe ka qenë më e preferueshmja prej shekujsh. Kjo lloj lule rritet nga balta dhe ka një bukuri të papërshkrueshme, është e madhe në masë, e ndritshme në ngjyrë dhe shumë relaksuese për ta parë. Gjatë natës lulja e lotusit mbyllet dhe futet nën ujë; ndërsa gjatë agimit ajo ngrihet përsëri dhe hap petalet e saj.
Farat e lotusit janë të ngrënshme dhe përdoren shumë. Ato janë shumë të pasura me vitamina të ndryshme po ashtu me minerale si magnez, fosfor, kalium etj.
Ato vlerësohen për vetitë ushqyese dhe shëruese që kanë dhe përdoren në shumë formula mjekësore po ashtu edhe në receta gatimi.
Këto fara kanë veti të luftojnë plakjen e lekures
Farat e lotusit përmbajnë një enzimë kundër plakjes, sipas njërit prej instituteve mjekësore. Kjo është dhe arsyeja pse shumë kompani kozmetike po gjejnë mënyra t’i përfshijnë këto fara në formulat e kremërave apo produkteve të tyre.
Mjekët kinezë i përdorin farat e lotusit për shëndetin e veshkave si dhe për shtimin e energjisë në trup. Mjekësia kineze i përdor këto fara për eleminimin e diarresë dhe për shëndetin e shpretkës. Ato kanë edhe efekte qetësuese, këshillohen për pagjumësinë dhe lodhjen.
Në formulat bimore, farat e lotusit përdoren për çrregullimet në traktin urinar si dhe në sistemin e riprodhimit, duke përfshirë infeksionet e traktit urinar dhe prostates
Lulja e lotusit zvogëlon dhimbjet e barkut
Lotusi është përdorur për të ndaluar diarren. Farat e lotusit i hidhni në ujë të ngrohtë për disa orë dhe pastaj shtoni pak sheqer dhe e pini.
2. Kundër diabetit dhe kolesterolit
Rrënjët e lotusit përmban përbërës që ndihmojnë në ekuilibrin e sheqerit dhe yndyrës në gjak si dhe për procesin e tretjes.
3. Pastron lëkurën nga aknet
Nëse nuk dëshironi të keni akne në fytyrë, uji i lotusit mund të ju ndihmojë. Mjafton që të pastroni fytyrën me ujin e lotusit dhe do të shihni se lëkura juaj do të jetë më e pastër
4. Lehtëson ciklin menstrual
Rrënjët e lotusit janë përdorur për të ndihmuar në rregullimin e ciklit menstrual. Sipas mjeksise uji i rrënjës së lotusit mund të shmangë aneminë pas menstruacioneve duke e zëvendësuar gjakun e humbur.