Luta do ta sfidojë Isën

Garës për Kryetar të LDK-së pritet t’i hyjë edhe Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar kandidatura e tij, Haziri pritet të jetë konkurrenti kryesor i Kryeministrit Isa Mustafa për të udhëhequr Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.

Isa Mustafa duket se nuk do ta ketë të lehtë të ngjitet edhe një herë në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
 
Përballë tij, po bëhen gati të jenë edhe zyrtarë tjerë të fuqishëm brenda LDK-së.
 
Është Lutfi Haziri i cili pritet të jetë sfiduesi kryesor i Mustafës në garën për të udhëhequr Partinë e themeluar nga Ibrahim Rugova.
 
Haziri ende s’ka folur për kandidaturën e tij. Vetëm ka thënë se janë duke biseduar me anëtarët e LDK-së.
 
“Ka vetëm biseda”, ka thënë Haziri, për Gazetën Express.
 
Deri tash, Fatmir Sejdiu dhe Vjosa Osmani janë shprehur se do t’i hyjnë garës për kreun e LDK-së pavarësisht se në garë është Kryeministri i vendit, Isa Mustafa.kohaislame
Artikulli paraprakMimoza Kusari-Lila, nuk lëshon pe
Artikulli vijuesHet-trik Ronaldo dhe Reali kalon një kundërshtar të madh