Lutfi Hazirit i hudhet poshtë aktakuza – i hapet rruga për Kryetar të LDK’së

Kryetari në largim i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk e ka më problem të bëhet Kryetar i LDK’së për shkak të problemeve me ligjin.

Gjykata e Gjilanit ka hedhur poshtë aktakuzën ndaj Hazirit. Në këtë formë, atij i është hapur rruga për të rrëzuar Isa Mustafën nga pozita e udhëheqësit të LDK’së.
Hedhja poshtë të aktakuzës për keqpërdorim detyre ndaj kryetarit të Gjilanit Lufti Haziri nga gjykata themelore e këtij qyteti u cilësua vendim i drejtë nga avokati i tij Shemsedin Piraj.

“Gjykata e ka hedhur aktakuzën e Prokurorisë Speciale, ndërsa vendimi i gjykatës është shumë i drejtë,” tha Piraj për KALLXO.com.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj Lutfi Hazirit më 30 gusht, ndërsa në të e akuzonte kryetarin e Gjilanit për keqpërdorim detyre.

Aktakuza ndaj Hazirit lidhej me një vendim rreth dhënies me qira të parkingjeve në qytetin që drejton.

Specialja akuzonte Hazirin se më 1 gusht 2014 nënshkroi kontratën për parkingjet me pronarin e kompanisë pronarit të NTP “S.O. BEZI ” F.H., ndërsa më pas sipas aktakuzës ky pronar kishte kërkuar që t’i redukohet kontrata duke ia hequr disa parkingje nga të cilat nuk kishte fitime të mëdha.

Prokuroria akuzonte Hazirin se më 09 tetor 2014, duke mos i respektuar dispozitat e neneve 4 dhe 5 të Ligjit për dhënie në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës (Ligji nr. 04/L – 144), i pandehuri ka nënshkruar aneks kontratën me numër 630 në mes të Komunës së Gjilanit dhe përfaqësuesit – pronarit të NTP “ SO. BEZI” F.H.

Në nëntor të vitit 2015 Gazeta Jeta në Kosovë kishte publikuar hulumtimin në lidhje me kontratën e parkingjeve në të cilin bëhej e ditur se Haziri e kishte favorizuar me të një biznesmen të burgosur.

Prokuroria pretendonte se Haziri i shkaktoi dëm komunës që drejtohej prej tij në vlerën e 168 mijë eurove.

Artikulli paraprakIsh-kandidati për president të Bosnjës: Ramiz Delaliqin e vrau shërbimi informativ i shtetit
Artikulli vijuesAUV: Kaloi rreziku i sëmundjes Gungore, sot rihapen tregjet e kafshëve