Basha shtron iftar: I lumtur për nisjen e punës për Xhaminë e Madhe

Në cilësinë e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, ka shtruar iftar për besimtarët myslimanë në kuadër të muajit të Ramazanit.

Në fjalën e tij me këtë rast ai uroi që muaji i shenjët i Ramazanit të shërbejë për të forcuar vlerat njerëzore, solidaritetin dhe dashurinë mes shqiptarëve, duke e cilësuar si muaj reflektimi.

“Ndryshe nga iftari i vitit të kaluar ne vijmë ndryshe, pasi kemi nisur punën për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës, plan i shumëpritur nga të gjithë. Si kryebashkiak ndihem mirë sepse vendimmarrja për ndërtimin e Xhamisë së Madhe kaloi nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës, u dëgjua zëri i çdo komuniteti dhe shoqërisë. Ata që e kritikuan këtë plan, të kërkojnë ndjesë ose të lënë këtë punë dhe komunitetin mysliman”, u shpreh Basha, citon noa.

Në vijim ai e cilësoi Tiranën, si modelin e bashkëjetesës qytetare, duke uruar agjërim të lehtë, përsëriti lumturinë e tij si kryebashkiak për nisjen e punës për Xhaminë e Madhe të Tiranës./Ind/kohaislame

Artikulli paraprakShqipëri: Pornografia me të mitur
Artikulli vijuesUruguai legalizon marihuanën