Magjistarët nuk korrën sukses me këtë grua! Përse?

Kësaj gruaje burri i saj deshi t’i bënte magji ngase ai kishte lëshuar fenë dhe nuk falte namazin. Gruaja, muslimane e devotshme, kishte shkuar te gjykatësi dhe i kishte thënë: Burri im nuk falet, dua të ndahem prej tij!

Gënjen se unë falem- ishte përgjigjur burri në foltore.

Nuk e dua më atë, madje as për para- shtoi gruaja.

Atëherë ma kthe mehrin (dhuratën martesore)- insistoi burri.

Gruaja së bashku me babanë e saj ia kthyen 40. 000 dinarë.

Pas shkurorëzimit burri shkoi te një magjistar dhe kërkoi t’i bënte magji asaj. U pajtuan se bashku me të por magjistari nuk ia arrinte dot qëllimit. Pas një kohe, magjistari ra në kontakt me burrin dhe i tha: Ka kohë që unë lidhem me djaj dhe mundohem t’i bëj magji asaj gruaje por nuk mundemi. Pasi që shkove ti hyra në dhomë dhe më erdhën djajtë që i dërgova te shtëpia e saj.

Çfarë bëtë?- i pyeta.

Gjetëm melaike te shtëpia e saj, që e kishin rrethuar atë dhe nuk lejonin askënd të hynte aty. Kjo për arsye se ajo ditën dhe natën lexon Kur’an- iu përgjigjën.

Kush e ruajti këtë grua? Atë e ruajti Allahu, i Cili thotë:

… po All-llahu është mbrojtësi më i mirë dhe Ai është mëshirues i mëshiruesve”. (Jusuf, 64),

Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij”. (et Talak, 3)

Atë qe e ruan Allahun nuk mund ta dëmtojnë as xhinët dhe as njerëzit andaj vëlla dhe motër mbështetuni ne Allahun se Ai ju mjafton juve!

Artikulli paraprakPërmende Allahun dhe ha me të djathtën
Artikulli vijuesFale namazin që të jesh i shpëtuar